Tensioni mes Rozana Radit dhe Egli Takos u rrit edhe më shumë në oborrin e Big Brother VIP Albania, ku debati u bë më i ashpër.
Rozana këmbënguli se Egli nuk ishte kthyer për veten e saj, por sepse kishte humbur veten gjatë rrugëtimit.
“Nuk je kthyer për veten tënde dhe për të dalë ashtu siç hyre. Gjatë rrugës e humbe veten”, tha Rozana.
Në këtë moment, ndërhyri edhe Gjesti, duke u përpjekur të qetësojë situatën.
Ai i kërkoi Rozanës të mos debatonte me Eglin, duke e ditur në çfarë gjendje kishte qenë ajo para se të largohej.
“Lëre, sapo ka hyrë, e di shumë mirë në çfarë gjendje ka qenë”, tha ai.
Rozana e sfidoi me një pyetje: “A unë apo ti kemi qenë që e kemi quajtur posesive?”.
Gjesti u përgjigj: “Të dy”.
Egli reagoi duke i thënë Rozanës se kishte parë reagimin e saj në momentin e rikthimit.
“Pashe fytyrën tënde kur hyra, nuk u gëzove, t’u realizua ëndrra më e madhe”, tha ajo.
Me përkeqësimin e debatit, Egli vendosi të largohej, duke lënë një mesazh të qartë.
“Mirë, zihuni me njëri-tjetrin, bëni çfarë të doni”, tha ajo.
Largimi i saj la të hapur konfliktin mes tyre, duke shtuar edhe më shumë tension në shtëpi.
Ndërsa Gjesti dhe Rozana mbetën jashtë duke u munduar të qartësohen. /Telegrafi/