Site icon Telegrafi

Gjesti i Real Madridit pasi eliminoi Liverpoolin do të mbahet mend përgjithmonë

Real Madrid ishte më i mirë se Liverpooli në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe fitoi një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në këtë garë.

Mbretërit kishin fituar 5-2 në Anfield në ndeshjen e parë, ndërsa edh të dytën e fitoi Reali me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Karim Benzema në minutën e 78-të.

Mediat angleze janë të kënaqura me atë që ndodhi pas ndeshjes.

Në vend të himnit të Real Madridit, në altoparlantët e stadiumit u luajt ai i Liverpoolit dhe skenat pas përfundimtar të ndeshjes shfaqën tifozët e të dy ekipeve duke kënduar “You’ll never walk alone”.

Duke luajtur himnin e Liverpoolit, Real Madridi ia ktheu gjestin e bukur që kishte bërë klubi anglez që nga ndeshja e parë, kur Amanci Amaro u nderua në ‘Anfield Road’.

Lexo po ashtu Ancelotti i lumtur me kualifikimin, tregon skuadrën që e do në finale të Ligës së Kampionëve

Presidenti i nderit i Real Madrid ka ndërruar jetë ditën e ndeshjes me Liverpoolin.

Reali u përgjigj me një gjest që trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e komentoi: “YNWA në Bernabeu? Është një gjest shumë i bukur. Reali është një klub i madh”.

Marca e përshkruan atë moment si diçka që Liverpooli e meritonte me lëvizjen e tyre dhe thekson se gjesti i Realit do të mbahet mend përgjithmonë. /Telegrafi/

Exit mobile version