Reperi Gjesti, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Qa m’bone” titullohet kënga e tij e re, e zhanrit R&B dhe hip-hop.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar në Massive Production, gjersa për tekstin është kujdesur vet Gjesti.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin reperi nga Peja shfaqet në disa skena mjaft provokuese, duke gjuajtur me shuplakë në të pasmet e femrave.
Ashtu si thuajse në çdo klip të tij, edhe në këtë video muzikore të Gjestit, nuk mungojnë ngjyrat dhe akrobacitë e ndryshme.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksionit Smartmotion Films. /Telegrafi/