Artisti i njohur shqiptar, Gjesti po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore.
Një këngë të re, Gjesti e ka publikuar edhe së fundmi të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti më i ri nga ai mban titullin “Ku mete”, për tekstin e të cilit është përkujdesur vet Gjesti.
Ndërkaq, miksimi dhe masterzimi u bë nga johan Bejerholm, teksa ana vizuale iu besua produksionit “Imagine”.
Theksojmë që projekti i ri tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të këngëtarit nga Peja.
Kujtojmë që krahas këngëve të reja që soli gjatë sezonit të verës, Gjesti ishte aktiv dhe i pranishëm edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/