Një tjetër episod i dhimbshëm ka ndodhur në jetën e Eglit, ku ajo është shfaqur e vetme në oborr, duke qarë dhe duke u ndier e lënduar pas injorimeve të vazhdueshme nga reperi i njohur Gjesti.
Ky moment është kapur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, ku fansat kanë qenë të tronditur nga sjellja e reperit ndaj Egli-t, duke shfaqur një anë të panjohur të marrëdhënies së tyre.
Pas disa ditësh të tensionuara mes dyshes, Egli ka tentuar të flasë dhe të sqarojë gjërat me Gjestin, duke kërkuar që të komunikojnë dhe të ndalojnë mospërgjigjet që kishin çuar në një atmosferë të ngarkuar.
Sidoqoftë, reperi nga Peja e ka injoruar vazhdimisht, duke mos i kthyer asnjë përgjigje gjatë gjithë ditës.
Gjesti, i cili më parë kishte pasur një marrëdhënie të afërt me Egli-n, është përballur me akuza nga ajo, duke e quajtur një lojtar që ka luajtur me ndjenjat e saj.
Kjo ka qenë arsyeja e dyshimit dhe pakënaqësisë së Egli-t, e cila tashmë ka shfaqur qartazi se ka qenë e lënduar nga veprimet e tij.
Në një përpjekje për të rikthyer komunikimin dhe të zgjidhur keqkuptimet, Egli ka tentuar vazhdimisht t’i flasë dhe të shprehet, por përgjigjet që ka marrë janë të pastra injoranca.
Ky trajtim i ashpër ka lënë një shenjë të thellë te Egli, e cila është shfaqur e vetme dhe e trishtuar. /Telegrafi/