Site icon Telegrafi

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Banorët kanë vazhduar t’iu përgjigjen njëri-tjetrit në sfidën që realizuan këto ditë.

Ata bënë pyetje nga më të ndryshmet për konkurrentët brenda, por edhe për personazhe nga jashtë.

Loredana Brati i bëri një pyetje Gjestit për ndjenjat që ka ai ndaj banores Egli Tako.

Foto: Screenshot/Instagram

“Cilat janë ndjenjat e tua të vërteta për Eglin sot”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“S’kam”, u përgjigj ai derisa filloi të bënte edhe ironi.

Lexo po ashtu Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Ai i ka treguar edhe Eglit që në këtë pikë nuk ka ndjenja për të dhe se nuk është i gatshëm.

E konkurrentja nga ana tjetër shihet se është e përfshirë tejet shumë, marrë edhe veprimet që bën ndaj Gjestit. /Telegrafi/

Exit mobile version