Site icon Telegrafi

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Spektakli i së martës ka qenë mjaft i tensionuar, pas një momenti që përfshiu një diskutim të ashpër mes Gjestit dhe Eglit.

Pas kritikave të shumta për komentet e tij mbi nishanin e Eglit, Gjesti nuk e ka përballuar dot situatën dhe ka vendosur të largohet nga dhoma e ndenjës në mes të spektaklit.

Kjo ka shkaktuar një pasiguri të mëtejshme në dinamikën e grupit, ndërkohë që shikuesit dhe banorët kanë reaguar të turbulluar nga veprimi i tij.

Përballë tensioneve të krijuara, Gjesti ka preferuar të largohet dhe të tërhiqet nga diskutimi, duke u çuar dhe duke braktisur përkohësisht dhomën e ndenjës. Ky veprim ka thelluar edhe më shumë ndasitë dhe ka lënë një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Kritikat ndaj Gjestit nuk kanë munguar as nga opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, të cilët e kanë quajtur të papranueshëm veprimin e tij dhe kanë shprehur qartë mendimin se nuk ka asgjë të keqe dhe të turpshme të kesh një nishan në trup.

Ata theksuan se përpjekja për të stigmatizuar Eglin për një detaj të tillë është e papranueshme dhe jo e drejtë, duke vlerësuar se gjithsecili duhet të pranojë trupin dhe veçoritë e tjetrit.

Reagimet e tyre janë pasuar me mbështetje nga publiku, i cili ka shpërthyer në komente dhe postime në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje për Eglin dhe duke kërkuar një qëndrim më të matur dhe të respektueshëm nga Gjesti. /Telegrafi/

Exit mobile version