Estrada Shqiptare çdo herë e më shumë po shtohet nga numri i madh i artistëve të rinj.
Gjesti duket të jetë pseudonimi i artistit më të ri që ka vendosur ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës.
Ai ka prezantuar për publikun projektin e tij të parë muzikor me titull “Idiote” – një këngë e cila vjen e kompletuar me klip të menduar deri në detaje.
Kech Montana është producenti i këngës debutuese të Gjestit, gjersa Valon Aziri është regjisori që është kujdesur për klipin e këngës.
Ky projekt muzikor që nga komentet e para duket të jetë pritur mirë nga publiku është vetëm fillimi për Gjestin, i cili menjëherë ka nisur punën për projektin pasues. /Telegrafi/