Hyrja e papritur e Egli Takos ka befasuar të gjithë banorët e Big Brother VIP Albania 4.
Ajo bëri një ndryshim të madh derisa u fut në shtëpinë e famshme në një mënyrë krejtësisht tjetër.
Banorja bëri një distancim nga Gjesti, me të cilin kishte raporte më të mira brenda.
Banori nga Kosova ndërkohë filloi ta ngacmonte, derisa ajo po qëndronte me Kellyn.
“Ku je more Egli Tako e ke harruar mbretin”, iu drejtua ai.
Këngëtari nga Peja më pas i tha: “Deshta t’i flas dy llafe me ty por nesër”.
Egli me një seriozitet ia ktheu direkt: “Patjetër kur të duash”.
Vërehet qartë se Tako do të ndryshojë qasje dhe lojë me rifutjen në këtë format. /Telegrafi/