Site icon Telegrafi

“Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani” – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Xheneta Fetahu ishte e ftuar në Fan Club për të diskutuar mbi situatën në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti – ish-partneri i saj nga BBVK – ka nisur një afrimitet me Eglin.

Por, intervista e saj mori një kthesë të papritur, pasi ajo u përball me ndërhyrjet dhe akuzat e gazetarit Ronaldo Sharka.

Që në fillim të bisedës, Ronaldo e sulmoi Xhenetën, duke e akuzuar se po shfrytëzon Gjestin, ashtu siç kishte bërë më parë në Big Brother VIP Kosova.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai sugjeroi se Xheneta po krijon aludime me postimet e saj, duke lënë të kuptohet se mund të hyjë në BBVA.

Xheneta e revoltuar: “Mos gënje! Në cilin postim e kam shfrytëzuar?”

Ronaldo: “E ke bërë duke hedhur postime sikur je në Tiranë.”

Xheneta: “Unë kam shumë projekte që më presin në Tiranë edhe në Kosovë.”

Ronaldo: “Projekte nuk janë reklamat e Instagramit, as kremrat që reklamon.”

Xheneta: “Në postimin tim në Tiranë, ku përmendet Gjesti?”

Ronaldo: “Nga e keni gjetur, pashë Zotin?”

Xheneta: “Nga të kanë gjetur ty, zemër, sepse paske ardhur nga rruga këtu.”

Në këtë moment, debati u bë edhe më i tensionuar kur Ronaldo përmendi përjashtimin e Xhenetës nga televizioni.

Ronaldo: “Po ty të kanë përjashtuar për dhunë fizike, moj zemër.”

Xheneta: “Po, sepse më kanë sharë nënën.”

Ronaldo: “Je agresive, mi shpirt. A di cili është skenari yt? Skenari i Xhenetës është i ngjashëm me atë të Big Brother 1-shit, ku Bora Zemani u ballafaqua me Donaldin në shtëpi. Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani.”

Deklarata e Ronaldos ndezi polemika, ndërsa Xheneta u përpoq të mbrohej, por debati mes tyre vijoi në një ton të ashpër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version