Telegrafi

Gjesti i Messit po komentohet gjithandej, argjentinasi refuzoi t’ia jap dorë gjyqtarit pas ndeshjes shkaku i anulimit të golit

Lionel Messi nuk pranoi të shtrëngonte dorën e gjyqtarit Cuneyt Cakir pas polemikave të VAR-it gjatë përplasjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Messi shënoi ndërsa Barcelona mundi Napoli 3-1 në ndeshjen kthyese apo 4-2 në total për të siguruar një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, sulmuesi argjentinas pati një gol të anuluar nga VAR pasi ai u gjykua se e kishte prekur topin me dorë gjatë një ndalje me gjoks.

Ylli i Barcelonës mendoi se shënoi golin e dytë personal, por Cakir rrëzoi vendimin e tij me ndihmën e rishikimit të videos nga VAR-i.

Ky vendim i anulimit të golit e bërë nervoz Messin, i cili disa herë u pa duke iu treguar bashkëlojtarëve dhe kundërshtarëve se goli ishte i rregullt.

Kapiteni i Barcelonës mbajti inat ndaj gjyqtarit turk, ndërsa ai nuk pranoi të shtrëngonte dorën me të pas përfundimit të ndeshjes.

Një Messi i irrituar tundi gishtin drejt gjyqtarit i ndeshjes përpara se të largohej dhe ky gjest i tij po komentohet shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/