Telegrafi

Gjesti i madh i Neymarit, i dhuron Choupo-Motingut çmimin ‘lojtari i ndeshjes’

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka bërë një gjest të madhe pas kualifikimit të klubit të tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të çmendur me rikthimin ndaj Atalantas në çerekfinale.

Ekipi i Thomas Tuchel ishte duke humbur 1-0 deri në minutën e 90-të, por dy gola të vonshëm siguruar fitoren e parisienëve.

Lexo po ashtu Neymar: Kurrë nuk e kam menduar eliminimin, mendoj se do të arrijmë në finale

Golat për PSG-në u shënuan nga Marquinhos (90’) dhe Maxim Chuopo-Moting (90+), por asnjëri nga ta nuk fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Pas kualifikimit, ky çmim iu nda yllit brazilian, Neymar, pasi kishte mbi dhjetë driblime, shumë raste të krijuara dhe një asistim.

Megjithatë, braziliani ka bërë një gjest të madh pas marrjes së çmimit.

Ai këtë çmim ia ka dhuruar heroit të mbrëmjes, Chuopo-Moting, si më meritori për kualifikimin e PSG-së në gjysmëfinale. /Telegrafi/