Sonte (e diel) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë me protagonistë, Jozin dhe Loredanën.
E gjatë këtij ahengu, Gjesti duket se u lëndua nga banorja e këtij formati, Gerta Gixhari.
Kjo e fundit u pa teksa i hidhte në alkool banorët, e si pasojë e kësaj mori lëndime.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Big Brother u bë e ditur se Gjesti ka lënë përkohësisht shtëpinë.
Kjo për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar, ndonëse nuk dihet më shumë rreth këtij incidenti.
“Gjesti lë përkohësisht ambjentet e shtëpisë si nevojë e një ndihme më të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftim.
Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë veprim të Gertës. /Telegrafi/