Gjesti u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri përkohësisht.
Kjo për shkak të një lëndimi që pësoi në sy, pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool, derisa ishin në dasmë të Jozit me Loredanën.
Ajo u tha se i hodhi dy herë alkool në sy, një gjë që u cilësua nga banorët si e qëllimshme.
Derisa po trajtohet në një spital, disa prej konkurrentëve shihen të shqetësuar e në lot.
Egli Tako ishte në dhomë të gjumit me Rozana Radin duke i treguar rastin e më pas edhe fillon të qajë.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me Gjestin dhe nëse do të merret ndonjë vendim.
Ndërkaq, nuk ka akoma ndonjë njoftim sa i përket këtij rasti në BBVA. /Telegrafi/