Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
“Vallah” mban titullin kënga e tij, të cilën po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) vjen me një projekt ritmik, i cili besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Albos, ndërsa ky i fundit u kujdes edhe për producimin.
Për vijën melodike theksojmë se është përkujdesur Gjesti.
Kjo këngë e tij vjen një muaj pas “Babyboo”, ndonëse njoftoi një pauzë njëvjeçare nga muzika.
I njëjti ka marrë vëmendje në estradë për shkak të stilit të tij dhe mënyrës së të interpretuarit. /Telegrafi/