Xheneta Fetahu gjatë spektaklit ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo më pas u pendua për këtë veprim dhe tha se do të mendojë në lidhje me këtë.
Pas kësaj, Gjesti po bisedonte me të i cili e këshilloi të mos marrë vendime për të cilat mund të pendohet.
“Mos gabo me marrë naj vendim që i bjen pishmanit”, i tha Gjesti, Xhenetës.
Kjo e fundit i tha mos të mendoj që kjo e bën atë më të fortë.
Tutje këngëtari me ngulm po i kërkonte mos të marrë vendimin e largimit, ku mes tjerash shtoi se do të qëndrojnë bashkë deri në fund të rrugëtimit.
“Me mua deri në fund deri sa të shkojmë, shkojmë, a dëgjove”, u shpreh ai.
Xheneta mbrëmë (e hënë) vlen të ceket se doli më pak e preferuar nga publiku. /Telegrafi/