Site icon Telegrafi

Gjesti dhe Rozana imitojnë Jozin në takimin e sikletshëm që pati me babanë e Loredanës në Big Brother

Loredana pak ditë më parë pranoi një surprizë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo u befasua nga babai i saj, i cili i kërkoi që ta ndërprente lidhjen me Jozin, ku më pas u takua edhe me të.

Mënyra se si u shfaq dhe veproi ndaj tij mori vëmendje të madhe në rrjete sociale.

 

E ky veprim nuk u la pa u komentuar edhe nga konkurrentët e tjerë, veçanërisht nga Gjesti e Rozana.

Lexo po ashtu Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari

Derisa ndodhet larg të tjerëve në ‘shpellë’, ata kanë rikthyer takimin e famshëm, duke imituar Jozin.

Kjo natyrisht se shkaktoi të qeshura edhe mes tyre, ngjarje kjo që po flitet akoma.

Veç kësaj, Jozi në spektaklin e kaluar tha se do t’ia këndonte projektin “Zotëria juaj”, gjë që nuk u prit mirë as nga Lori e as nga të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version