Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë javë, janë vendosur në një lojë argëtuese dhe të papritur nga produksioni, të quajtur “Kiss Kiss”.
Sipas rregullave të lojës, sa herë që lëshohet një këngë e famshme e Tarkanit, banorët duhet të përqafohen ose të puthen me personin që ndodhet më afër tyre, pavarësisht rrethanave.
Ky rregull i veçantë ka sjellë momente të shumta të këndshme, por një situatë e veçantë ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në të qeshura.
Reperi Gjesti dhe aktori i njohur Laert Vasili, të cilët rastisën të ishin së bashku në dush në momentin kur filloi kënga, u detyruan të putheshin mes të qeshurave dhe befasisë.
Videoja e momentit, që tregon reagimin e sinqertë të të dyve, është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar një ortek komentesh humoristike.
Shumë ndjekës kanë shprehur admirimin për mënyrën se si banorët i pranojnë këto sfida me sportivitet dhe humor, duke shtuar një tjetër dimension argëtues në show. /Telegrafi/