Gjesti dhe Albos kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
Këngëtarët e njohur kanë publikuar këngën e re të titulluar “Prap t’thirri”, e cila është finalizuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Gjesti, Albos dhe Voca, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Granit Gashi.
Producimi ndërkaq është bërë nga Albos me video të kompletuar nga produksioni, Imagine.
Producent ekzekutiv i këtij projekti është Samed Potera që njëherësh njihet edhe si menaxher i Gjestit.
Këngën tashmë të plotë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Gjestit.
Besohet që edhe ky bashkëpunim do të ketë suksesin e merituar nga fansat dhe publiku. /Telegrafi/