Telegrafi

Gjesti bujar i Messit dhe Mascheranos me një fëmijë në karrocë (Video)

Lionel Messi edhe një herë ka treguar se nuk është vetëm lojtar i madh, por edhe njeri.

Ai së bashku me Javier Mascheranon kanë befasuar një tifozë pas barazimit me Venezuelën.

Lexo po ashtu Përkundër kritikave mbreti Leo po bën maksimumin për Argjentinën e tij (Video)

Dyshja pas ndeshjes teksa po dilnin nga stadiumi janë ndalur për një fotografi dhe autograf për një fëmijë në karrocë invalidësh.

Për këtë dyshja kanë marrë shumë komente pozitive në rrjetet sociale.

Por, ajo që shqetëson është forma jo e mire e tyre, pasi në tre ndeshjet e fundit kanë dy barazime dhe një humbje. /Telegrafi/