Site icon Telegrafi

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Reperi nga Kosova, Gjesti, dhe banori tjetër Gramosi kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të debateve të tyre të vazhdueshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Marrëdhënia mes tyre duket se po përkeqësohet, duke u kthyer shpesh në situata të tensionuara që lënë gjurmë edhe te banorët e tjerë.

Një episod i fundit ka shkaktuar shumë diskutime si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Gjatë një momenti të tensionuar gjatë darkës, Gjesti e ka provokuar hapur Gramosin. Teksa situata dukej se po dilte nga kontrolli, reperi është afruar pranë Gramosit dhe ka bërë sikur donte ta puthte.

Ky veprim, që u pa si një provokim i qëllimshëm, ka shkaktuar nervozizëm të dukshëm te Gramosi, i cili e përballoi situatën me vështirësi.

Banorët e tjerë, të pranishëm gjatë këtij momenti, kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë thirrje Gramosit që të qetësohej dhe të shmangte një reagim të tepruar. Përkundër provokimit, Gramosi zgjodhi të ruante qetësinë, ndonëse nervozizmi i tij ishte më se i dukshëm.

Momenti ka ngritur shumë pikëpyetje rreth dinamikës mes dy banorëve dhe qëllimeve të Gjesti-t. Disa shikues në rrjetet sociale e kanë parë këtë si një përpjekje të qëllimshme të reperit për të testuar kufijtë e Gramosit, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si një veprim të papërshtatshëm dhe të panevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version