Telegrafi

Gjest i jashtëzakonshëm nga Buffon gjatë ndeshjes me Lihteshtajnin (Video)

Portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, edhe njëherë ka treguar se është një njeri i madh, pasi ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke ia dhënë një autograf një tifozi gjatë ndeshjes.

Buffon ka rrezikuar shumë gjatë ndeshjes së mbrëmshme(shtunë) që kombëtarja e tij e mposhti me rezultat të thellë 4-0 Litenshtajnin.

Portieri italian, sa ishte duke u zhvilluar ndeshja pati kohë edhe për të nënshkruar një autograf për tifozin i cili hyrë në fushë për t’ia kërkuar, përcjell Telegraf.

Lexo po ashtu Ai që ja mori dorezën Buffonit pas ndeshje ishte shqiptar (Foto)

Teksa, Buffon nënshkruante fanellën e tifozit, herë pas here shihte nga gjyqtari dhe me tu kryer ky moment, tifozi është larguar me shpejtësi, por që është kapur nga forcat e sigurisë dhe u shoqërua deri në vendin përkatës ku qëndronte së bashku me familjen e tij.

Ndryshe, kapiteni i Italisë dhe Juventusit njihet për dashurinë ndaj tifozëve, pasi e ka treguar disa herë gjatë karrierës me klubin dhe kombëtaren. /Telegrafi/