Taulant Xhaka po përgatitet për ndeshjen e Shqipërisë me Izraelin.
Mirëpo mesfushori shqiptar nuk e harron vendlindjen e tij Kosovën duke i uruar fat.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Xhaka ka shkruar se shpreson në një fitore të Kosovës.
“Sot luan edhe Kosova kundër Turqisë. I uroj me zemër sa më shumë fat. Ishalla me fitore, suksese Kosovë”, ka shkruar Xhaka. /Telegrafi/