Telegrafi

Gjersa po qëndronin në oborr, fansi i Bora Zemanit bërtet me të madhe nga jashtë shtëpisë së BBV: O Donald, o maskara

Foto: Top Channel

Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj janë pa dyshim dy ndër banorët më të komentuar të momentit në Big Brother VIP.

Ata janë komentuar për lidhjen që kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ani pse Donaldi në fillim të këtij spektakli, kishte dhënë indikacione se dëshironte një rikthim me ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

Fansat e kësaj të fundit kanë ngelur të zhgënjyer nga gjestet e Donaldit, duke adresuar kritika të shumta ndaj tij në rrjetet sociale.

Foto: Top Channel

Madje një fans i Borës ka guxuar aq shumë sa është afruar pranë shtëpisë së Big Brother VIP, e cila gjendet shumë afër zyrave të Top Channel në Tiranë, duke bërtitur me të madhe me kritika ndaj Donaldit.

Lexo po ashtu Ndryshimi drastik i Beatrix Ramosajt ndër vite

“O Donald, o maskara”, bërtet fansi ndërsa banorët të habitur pyesin se kush është dhe ai iu përgjigjet duke thënë se është fans i Borës.

“Jam fans i Borës, ke bërë gabimin më të madh”, bërtet fansi nga jashtë shtëpisë, ndërsa banorët i përgjigjen me thjeshtë “Në rregull”.

Përndryshe, në spektaklin e së premtes, Beatrix i kërkoi falje publike Borës për arsye se ishte rrëmbyzer nga zemra, gjersa nëna e saj, Antigona, i dërgoi një letër duke i dhënë bekimin e saj vetëm e vetëm nëse Donaldi i ka seriozisisht ndjenjat për të dhe nuk po bën lojë. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.