Site icon Telegrafi

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Ka përfunduar pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës që po luhet në kuadër të rrethit të dytë të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë 2-0.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Vedat Muriqi kaloi Kosovën në epërsi me penalltinë e fituar nga Donat Rrudhani.

Dyshja sërish bashkëpunuan, por tani nga loja e hapur.

Rrudhani e gjeti në mënyrë perfekte Muriqin në minutën e 21-të, me sulmuesin që shënoi me lehtësi për 2-0.

Por, një befasi e këndshme është ajo nga Edon Zhegrova, që përkundër se është i përjashtuar nga ekipi, ka treguar se po i mbështetë bashkëlojtarët.

Ylli i Lilles kishte gabuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Rumani, duke dalë në një klub nate me Aro Muric dhe Florent Muslijën.

Andaj, në bashkëpunim, Franco Foda me FFK-në, përjashtuan treshen nga udhëtimi në Qipro, por që Zhegrova ka postuar një foto në storie në Instagram, duke bërë me dije se po shikon ndeshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version