Site icon Telegrafi

Gjersa bënte fotografi në kopsht, Bebe Rexha thotë se takoi për herë të parë fqinjin e saj

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është duke u përgatitur për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Ajo është e nominuar në dy kategori, gjersa shpreson të dalë me së paku një trofe nga kjo mbrëmje.

Aktualisht, këngëtarja shqiptare po qëndron në shtëpi pranë familjarëve të saj, teksa po ndan herë pas here me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Bebe Rexha (Foto: Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Mirëpo një gjë e çuditshme i ka ndodhur asaj së fundmi! Ndonëse prej vitesh jeton në New York bashkë me familjen, Bebe Rexha nuk e ka njohur një nga fqinjët e saj.

Ajo tha se iu desh të marrë disa poza për Instagram në kopshtin e saj, teksa u takuar për herë të parë me komshiun.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Isha duke marrë disa poza për Instagram dhe takova fqinjin tim për herë të parë”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

E njëjta vazhdon të jetë shumë e komentuar për linjat e saj trupore, por pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të ekspozojë në fotografi të pasmet e saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version