Site icon Telegrafi

Gjermanisht, frëngjisht e pak shqip – Ardian Bujupi sjell këngën e re të gërshetuar në tri gjuhë

Këngëtari Ardian Bujupi po del të jetë mjaft i suksesshëm në disa shtete.

Pas famës së arritur në trevat shqiptare, ai sprovoi veten edhe tregun gjerman, ku është i fokusuar tash e sa kohë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bujupi vitin e fundit ka sjell disa këngë në gjermanisht, të cilat janë pëlqyer dhe pritur mirë nga publiku.

Së fundmi, ai ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor me titull “Cote d’azur”.

Këtë këngë, ai e sjell në bashkëpunim me reperin e famshëm francez, Hooss.

E veçanta e këtij projekti është gërshetimi i këngës në tri gjuhë: gjermanisht, frëngjisht dhe shqip.

Këngëtari Ardian Bujupi është ai i cili këndon pjesën në gjermanisht, ndërsa reperi Hooss atë frëngjisht dhe tek-tuk thotë disa fjalë edhe shqip.

Ky bashkëpunim, duket se do të rezultojë mjaft interesant! /Telegrafi/

Exit mobile version