Site icon Telegrafi

Gjermania tregon detaje nga biseda mes Ramës dhe Merkelit

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka zbardhur temat që janë diskutuar mes Ramës dhe Merkelit gjatë një videolidhje që kanë pasur sot gjatë ditës

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri thuhet se Kancelarja Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon.

Postimi i Ambasadës Gjermane:

Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/

Exit mobile version