Site icon Telegrafi

Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë për zhvillimin bujqësor në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin biseduan rreth politikave zhvillimore në bujqësi dhe objektivat e kësaj ministrie për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.

Mustafa ka falënderuar Heldt për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ai po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe ka theksuar se transparenca dhe efikasiteti në punë do të jenë angazhimet themelore në këtë mandat.

Nga ana e tij, ambasadori Heldt ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version