Sipas raporteve të mediave gjermane, Berlini synon të ndalojë ndejat private dhe të kufizojë shitjen e pijeve alkoolike në luftën kundër pandemisë.
Kujtojmë, kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi së fundmi se deri në Krishtlindje, numri i rasteve të reja të përditshme mund të rritet në 19,200.
Pritet që sot, pas bisedimeve midis krerëve të shtetit dhe kancelares, autoritetet gjermane të propozojnë një seri masash më të rrepta kufizuese, transmeton Telegrafi.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA dhe Bild, të cilat kishin qasje në projekt-parashikimin, qeveria federale po konsideron seriozisht një masë që do të kufizonte ndejat private në 25 persona, ose 50 në vende publike.
Drafti përmend gjithashtu një “ndalim të shitjes së alkoolit në kohë të caktuara të ditës” në restorante dhe bare në zona me një numër të lartë të infeksioneve, shkruan DW.
Aktualisht, secila nga 16 provincat gjermane përcakton kufijtë e vet në numrin e njerëzve në ndeja private dhe ngjarje në natyrë.
Dasmat, ndejat dhe tubimet e tjera private mendohet të jenë fajtorë për rritjen e numrit të njerëzve të infektuar në Gjermani. /Telegrafi/