Site icon Telegrafi

Gjermania do të krijojë qindra qendra vaksinimi nga dhjetori

Qindra qendra vaksinimi do të krijohen në të gjithë Gjermaninë për të administruar vaksinën e re të coronavirusit, sipas një raporti mediatik. Shpërndarja e miliona dozave ka të ngjarë të paraqesë një sfidë të madhe.

Shtetet gjermane po planifikojnë të krijojnë qindra qendra vaksinimi në të gjithë vendin duke filluar në dhjetor, shkruan gazeta Welt am Sonntag, raporton deutschewelle.

Ministrat e shëndetësisë të 16 shteteve federale kanë hartuar plane për të krijuar një deri në dy qendra për rrethin administrativ – gjithsej qindra qendra – si dhe duke përdorur ekipe lëvizëse të vaksinimit, transmeton Telegrafi.

Kryeqyteti, Berlini, thuhet se po planifikon të ngrejë gjashtë qendra të tilla, shkruan Welt am Sonntag.

Sallat e mëdha të ekspozitave, kryesisht jashtë përdorimit që nga fillimi i pandemisë, po diskutohen si hapësira të mundshme për të strehuar disa qendra.

Autoritetet shëndetësore gjermane shpresojnë për një shpërndarje të shpejtë të programit të vaksinimit masiv pas rezultateve pozitive të fundit të provave të vaksinave BioNTech dhe Moderna, të cilat treguan 90 për qind efikasitet, gjegjësisht 95 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version