Site icon Telegrafi

Gjermania tashmë ka 1 milion të prekur nga coronavirusi

Gjermania regjistroi 22 mijë të prekur me coronavirus brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve mbi 1 milion, bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi gjithashtu raportoi 426 viktima brenda një dite si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë, vlerësohet se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gjermani u rrit në 15 mijë.

Lajmi vjen një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi se masat kufizuese për shkak të coronavirusit si dhe bllokimi i pjesshëm kombëtar do të zgjasin deri më 20 dhjetor, por që mund të zgjaten deri në vitin 2021.

Ndryshe, Gjermania vendosi një “bllokim” njëmujor më 2 nëntor për të frenuar një valë të dytë që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version