Me 1.2 milion vende të hapura të punës në fund të vitit 2017, Gjermania po shënon numrin më të lartë të vendeve të lira të punës që prej vitit 1990.
Sipas raportit të një instituti për kërkime në Nuremberg, në pjesën e fundit të vitit 2017, kanë qenë më shumë se 1.2 milion vende të paplotësuara të punës në gjithë Gjermaninë, pa pritshmëri se numri do të shënojë rënie.
Ky numër i mundësive për punë është më i larti që prej bashkimit të Gjermanisë, bën të ditur tutje ky raport, bëjnë të ditur mediat gjermane.
Në pjesën perëndimore të Gjermanisë, numri i vendeve të lira është rreth 918 mijë pozita, ndërsa në Gjermaninë Lindore ky numër është rreth 265 mijë.
Industria prodhuese dhe sektori i ndërtimit janë dy sektorët ku më së shumti u shtuan vendet e lira të punës, përderisa mjaft vende të lira pune ka edhe në sektorët si administratë, marketing dhe shitje.
Gjermania po përjeton momentalisht nivelin më të ulët të papunësisë që është parë ndonjëherë, si në pjesën lindore ashtu edhe në atë perëndimore. Ky raport i jep edhe më shumë fuqi zhvillimit ekonomik të Gjermanisë. /Telegrafi/