Telegrafi

Gjermania sekuestron tre apartamente të deputetit rus

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar apartamentet e një anëtari të Dumës, kjo për shkak të sanksioneve që i janë vënë Rusisë.

Ishin pikërisht autoritetet gjermane që sekuestruan tre apartamente, që i takonin deputetit rus dhe gruas së tij, transmeton Telegrafi.

Përveç apartamenteve në Munich, gjermanët ngrinë llogaritë bankare. Ky është rasti i parë në Gjermani, që asetet e personave të sanksionuar janë sekuestruar.

Lexo po ashtu Biden thotë se nuk do ta vizitojë Ukrainën gjatë udhëtimit të tij në Evropë, është i bindur se ky shtet do të bëhet anëtare e BE-së

Pronari i apartamenteve është identifikuar vetëm me inicialet I.L. Kujtojmë që Duma ruse është sanksionuar nga Bashkimi Evropian gjatë 23 shkurtit – një ditë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Në anën tjetër është bërë e ditur se anëtari i Dumës ruse së bashku me gruan e tij, po hetohen akoma nga autoritetet gjermane. /Telegrafi/