Vetëm disa ditë përpara se Gjermania të publikojë të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto, krerët e bizneseve dhe politikëbërësit paralajmërojnë se ekonomia më e madhe në Europë e ka humbur konkurruesmërinë dhe është drejt recesionit.
Kryetari i shoqatës gjermane të bankave, Juergen Fitschen, deklaroi për CNBC se është e pamohueshme që ekonomia është ngadalësuar në muajt e fundit”. “Ne nuk mund ta izolojmë vendin ndaj faktorëve që kanë kontribuar në gjendjen aktualë të vendit. Por gjithashtu rimëkëmbja e ngadaltë po ndikohet edhe nga gjendja e ekonomive fqinje dhe nga financimi i dobët i projekteve infrastrukturore në Gjermani”, shtoi ai.
Të dhënat e tremujorit të dytë treguan se ekonomia gjermane e humbi vrullin, duke u kontraktuar për herë të parë në vitin e fundit. Gjatë tremujorit të dytë Gjermania u kontraktua me 0.2 për qind. Dhe nëse rritja do të jetë negative edhe në tremujorin e tretë, atëherë ekonomia më e madhe në Europë do të jetë teknikisht në recesion. Edhe kreu i institutit kërkimor Ifo, që ka një influencë të rëndësishme, u shpreh se mundësia që Gjermania të bjerë në recesion është reale.
Duke folur për Reuters, Hans-Werner Sinn u shpreh se kjo ekonomi është pranë recesionit për shkak të dobësisë në vendet në zhvillim që janë partnerët kryesorë të tregtisë.
Gjithashtu edhe një ndër potikëbërësit e lartë të Bankës Qendrore Europiane, Yves Mersch, u shpreh në një konferencë në Shtutgart se rimëkëmbja e bllokut dhe e ekonomisë kryesore, Gjermanisë, e ka humbur ritmin. /Telegrafi/