Site icon Telegrafi

Gjermania regjistron mbi 4,700 raste të reja me coronavirus

Gjermania ka regjistruar 4,721 raste të reja me coronavirus, si dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar tanimë në 320 mijë.

Gjermania sikurse edhe disa vende të tjera në Evropë, ka filluar të përballet me rritje të reja të infeksioneve me coronavirus. Vetëm të premten ajo regjistroi 4,500 të infektuar.

Kështu, lidhur me këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh.

Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. /Telegrafi/

Exit mobile version