Site icon Telegrafi

Gjermania regjistron 23 mijë raste të reja me coronavirus dhe 483 viktima brenda një dite

Gjermania ka regjistruar 23 mijë raste të reja me coronavirus sipas institutit Robert Koch.

Instituti gjithashtu raportoi 483 viktima si pasojë e COVID-19, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 18 mijë, transmeton Telegrafi.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 1.1 milion.

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se coronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global. /Telegrafi/

Exit mobile version