Telegrafi

Gjermania raporton rritje të rasteve me COVID-19 për 42 për qind, disa prej tyre vijnë nga Kosova

Më shumë se 40 për qind e njerëzve që kohët e fundit rezultuan pozitiv me coronavirus në Gjermani dhe ka të ngjarë se janë infektuar jashtë vendit, thonë të dhënat e agjencisë së sëmundjeve infektive, Instituti Robert Koch (RKI).

Sipas shifrave të fundit, përqindja e rasteve të reja shkaku i udhëtimeve ndërkombëtare është rritur që kur kufijtë filluan të rihapen dhe tani kanë arritur në nivelin e 42 për qind, raporton CNN.

Shumë prej rasteve kanë qenë të lidhura me Kosovën, Kroacinë, Turqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Bullgarinë, transmeton Telegrafi.

Por, RKI-ja gjithashtu theksoi se njerëzit që kanë qenë kohët e fundit jashtë vendit, do të testohen më shpesh se pjesa tjetër e popullatës.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Munichut, Dieter Reiter tha se nëse numri i infeksioneve të konfirmuara për 100 mijë banorë është rritur në 35 gjersa autoritetet do të ndalojnë shitjen e alkoolit pas orës 21:00.

Lexo po ashtu Coronavirusi, një studim zbulon se si infektohen shumica e gjermanëve

Ndryshe, Gjermania raportoi gjatë ditës së sotme 1.576 infeksione të reja me COVID-19, sipas RKI-së, duke e dërguar totalin në 236,429 raste dhe 9,280 vdekje. /Telegrafi/