Site icon Telegrafi

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbuan tre diplomatë rusë në një hakmarrje të koordinuar të hënën për dëbimin e tre diplomatëve të Bashkimit Evropian nga Rusia ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së po e vizitonte Moskën.

Ekzekutivi i BE-së mbrojti Josep Borrell gjatë udhëtimit në Rusi, ku ka thënë se kishte mësuar për dëbimet përmes mediave sociale ndërsa fliste me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raporton reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se largimi i diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, të akuzuar nga Moska për pjesëmarrjen në protestat muajin e kaluar kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, ndodhi një ditë para udhëtimit të Borrellit.

Ish-shefi i mbrojtjes i Estonisë, Riho Terras, tani një ligjvënës i BE-së, ka filluar një fushatë për shkarkimin e Borrellit.

Por Komisioni Ekzekutiv Evropian tha se nuk ishte penduar për Borrellin që bëri udhëtimin e parë në Moskë, si koordinator i politikës së jashtme të BE-së sepse Rusia ishte në një rrugë drejt konfrontimit – gjë që Borell u përpoq ta shmangte. /Telegrafi/

Exit mobile version