Site icon Telegrafi

Gjermania përkrah Kosovën me 25 milionë euro

Arrihet marrëveshje prej 25 milionë eurosh mes Gjermanisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje, e cila u nënshkrua sot nga ministri i Finacave, Avdullah Hoti dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, për synim ka përmirësimin e kushteve të jetesës për kosovarët.

 

12 prej 25 milionë eurove janë kredi, të cilat do të shfrytëzohen për të përmirësuar rrjetin përçues, kurse, 13 milionë do të shfrytëzohen për përmirësimin e sistemit të ngrohjes Termokos dhe trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Hoti tha se Qeveria e Gjermanisë deri më sot ka dhënë ndihma të vazhdueshme për Kosovën, të cilat kapin vlerën prej 450 milionë eurove.

 

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy shteteve.

 

Ajo tha se këto donacione po bëhen që të përmirësohet jeta e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që ata të mos ikin nga vendi i tyre dhe të kenë perspektivë këtu. /KP/

 

Exit mobile version