Site icon Telegrafi

Gjermania përgatit rinovimin pas eliminimit të turpshëm – Neuer, Ozil, Khedira e Boateng jashtë, kthehet Sane e Can

Gjermania pritet të bëjë revolucion, pas eliminimit të turpshëm nga Kampionati Botëror që në fazën e grupeve.

Ka pasur shumë pikëpyetje për shumë lojtarë që ishin tubuar nga Joachim Low.

Die Mannschaft do të fillojë të mendojë tani për Kampionatin Evropian 2020 dhe pastaj për Kampionatin Botëror 2022 që do të mbahet në Katar.

Kjo për ta harruar të keqen që nuk kishte ndodhur në 80 vjet.

Emrat që do të largohen janë Manuel Neuer, Mario Gomez, Sami Khedira, Jerome Boateng dhe Mesut Ozil.

(Getty)

Portën pritet ta ruajë, Andre Ter Stegen, që nuk ishte aspak i lumtur, që nuk ishte startues në Rusi.

Do të kthehet edhe lojtari që e shkaktoi zhurmën më të madhe për mungesën e tij Leroy Sane.

Treshja që shkëlqeu në vitin 2017 me Gjermanin U-21, Emre Can, Kerem Demirbay dhe Max Meyer, do të fillojnë të ftohen së bashku edhe me ata që tani janë në formë si Jonathan Tah, Thilo Kehrer, Mitchell Weiser, Serge Gnabry, Davie Selke dhe Max Philipp.

Trajneri? Joachim Low me shumë gjasë do të largohet. Jurgen Klopp është gjermani më i fortë aktualisht.

Julian Nagelsmann që ka kaluar te RB Leipzig është emër tjetër së bashku me atë të Schalkes, Domenico Tedesco, janë dy emra tjerë që pëlqehen nga DFB. /Telegrafi/

Exit mobile version