Site icon Telegrafi

Gjermania ofron mundësi punësimi për kosovarët (Video)

Kosovarët kanë mundësi që të shkojnë të punojnë në Gjermani, pasi që ky shtet ka ofruar një gjë të tillë. Ky projekt është mundësuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermane.

340 persona nga 550 sa kanë aplikuar, janë futur në garën e ngushtë, ndërsa sot iu nënshtruan intervistës.

Në Prishtinë, pranë tyre u pa edhe punëdhënësi nga Gjermania, Erhard Lupprich, i cili tha se kjo është një mundësi e mirë për kosovarët që kanë shfaqur interesim në fushën e ndërtimtarisë.

Ata të cilët do të përfitojnë nga ky projekt do të qëndrojnë në Gjermani për tre vjet e gjysmë dhe më pas mund të kthehen në Kosovë me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Klan Kosova/

Exit mobile version