Site icon Telegrafi

Gjermania mori zero pikë në Izrael, nga votimi i publikut në “Eurovision 2019”

“Gjermania, më vjen keq: zero pikë”, ishte fraza e thënë mbrëmë (e shtunë) nga prezantuesja bukuroshe izraelite e “Eurovision”-it, Bar Refaeli, gjatë kumtimit të rezultateve nga votat e publikut.

Në festivalin i cili sivjet u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, Gjermania konkurroi në finale e katërta, përfaqësuar nga grupi Sisters që performuan këngën e tyre me po të njëjtin titull, “Sister”.

Por mesa duket rezultati ishte tejet zhgënjyes për gjermanët, pasi ata arritën të marrin vetëm 32 pikë nga juria profesionale, dhe asnjë pikë nga votat e publikut.

Si rrjedhojë, Gjermania përfundoi e ranguar në vendin e 24-të nga plot 26 shtete sa ishin gjithsej në natën finale.

Për ironi të fatit, duket se gjermanët pësuan momentin më të sikletshëm gjatë mbrëmjes, si shteti i vetëm që mori zero pikë nga publiku, dhe të mendosh që kjo ndodhi në Izrael – vend me të cilin shteti gjerman ka pasur përballje të shumta.

Lexo po ashtu Shqipëria e 18-ta në finalen e "Eurovision 2019"

Shumë komentues në rrjetet sociale e cilësuan politik në disa momente votimin në “Eurovision”, gjersa një situatë edhe më e bujshme është krijuar në momentin kur këngëtarët përfaqësues të Islandës, ngritën flamurin dhe simbolet e shtetit palestinez, gjatë kohës sa iu kumtohej rezultati i pikëve nga votat e publikut.

“Gjithçka si çdo herë”, shkruente një komentues gjerman në rrjetet sociale, duke kiritikuar ashpër marrjen e zero pikëve nga publiku.

Një përdorues tjetër tha: “Unë jam i bindur se do të kishte mbetur zero edhe nëse Gjermania do të lejohej të votonte për Gjermaninë”, duke lënë të kuptohet se Sisters ishin zgjedhja e gabuar.

Lexo po ashtu Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e "Eurovision 2019", priten sanksione ndaj Islandës

Situata e përkeqësuar mes Gjermanisë dhe Izraelit vjen nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania Naziste filloi të bënte gjenocidit ndaj çifutëve, të cilët me pas filluan te emigronin me të madhe në Palestinë. /Telegrafi/

Exit mobile version