Ministri shqiptar i Energjetikës dhe industrisë Damian Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri Sussane Shultz sot në Tiranë nënshkruajtën marrëveshje për financimin e ndërlidhjes 400 KW Shqipëri-Maqedoni.
‘Tani janë siguruar të gjitha mjetet financiare të nevojshme për ndërtimin e kësaj ndërlidhjeje. Pjesa e parë janë kredia gjermane me vlerë prej 50 milionë euro, derisa 14 milionë euro janë grant nga BE-ja’, deklaroi Gjiknuri pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Projekti, sipas Gjiknurit, përfshin ndërlidhje me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve, në Fier dhe Elbasan.
Ambasadorja Shultz deklaroi se me këto mjete financiare do të ndërtohet segmenti i parë, për çka janë miratur 30 milionë euro, derisa 20 milionë euro të tjera do të transferohen pas pushimeve verore.
Linja ndërlidhëse Elbasan-Manastir do të jetë e parë energjetike mes Shqipërisë dhe Maqedoninë. Ndërtimi është parashikuar të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2017 dhe të përfundojë në vitin 2020. /Telegrafi/