Site icon Telegrafi

Gjermania mbështet Shqipërinë në negociatat për anëtarësim, i kërkon zotime për gjyqësor

Në një takim të Këshillit të Atlantikut, ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass deklaroi se mbështet hapjen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Stabiliteti duhet të jetë prioritet për politikën e jashtme evropiane. Kjo vlen veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të avancojë në procesin e integrimit me këto vende – dhe ne po diskutojmë këtë çështje aktualisht – do të ketë pasoja fatale. Për një kohë të gjatë, fuqitë e tjera – Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, që do të thotë, shtete me një ide krejtësisht të ndryshme për rendin dhe stabilitetin sesa ato të përqafuara nga ne në Evropë – kanë kërkuar ta mbushin këtë boshllëk”, deklaroi Maas, transmeton ATSH.

”Natyrisht, integrimi në BE varet nga vendet që përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë progres të kënaqshëm në këto fusha”, shtoi ai.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor.

Kjo është arsyeja pse ai thotë se ka shprehur mbështetje në hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende (Maqedonia dhe Shqipëria.)

“ Nëse prishin perspektivën e tyre të integrimit, të gjitha reformat që kanë nisur do të zërohen”, ka thënë ai.  “Përveç guximit për t’u bashkuar, BE-ja ka nevojë për instrumentet e duhura për të zbatuar këto politika në praktikë. Një pjesë e realitetit të ri transatlantik nënkupton se ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë, sepse nuk mund të mbështetemi më në anën tjetër të Atlantikut për të bërë një gjë të tillë për ne. Kemi nevojë për Bashkim të vërtetë Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass.

Exit mobile version