Site icon Telegrafi

Gjermania mbështet reformën e politikës fiskale të BE-së

Christian Lindner tha se Gjermania ka një qëndrim konstruktiv ndaj propozimeve të Komisionit Evropian për reformën fiskale të Bashkimit Evropian, por se disa prej tyre shkojnë në “drejtimin e gabuar”.

Reuters raporton se ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian filluan sot bisedimet për reformimin e rregullave fiskale të bllokut në mënyrë që t’i përshtaten ato me “realitetin post-pandemik”, pra borxhin e lartë dhe nevojat e mëdha për investime, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje në muajin mars.

“Ne kemi nevojë për një metodologji më realiste”, tha ministri gjerman i financave, Christian Lindner dhe shtoi se rregullat e reja të borxhit duhet të jenë të qarta, me referenca numerike dhe standarde.

Ministrja finlandeze e financave, Annika Ariko vlerësoi se ka ende shumë çështje teknike në tryezë, duke përmendur si shembull çështjen e mjeteve dhe statistikave të reja që do t’i shtynin vendet anëtare të bien dakord.

“Ka disa tema për të cilat jemi dakord, por duhen shumë biseda të tjera”, tha Sariko. /Telegrafi/

Exit mobile version