Pas Bashkimit Evropian, të cilët përmes komesarit Johannes Hahn dhe përfaqësueses së lartë Federica Mogherini, marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë e ka përshëndetur edhe Gjermania.
Përmes një njoftimi Sigmar Gabriel thotë se Gjermania përshëndet marrëveshjen e cila pas disa viteve të diskutimeve të pasuksesshme, u gjet konsenzualitet për çështjet e hapura, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë dy shtete dërgojnë sinjat të rëndësishëm për bashkëpunim dy palës, por edhe rajonal në Ballkan dhe për dy integrimet e mëtutjeshme të Maqedonisë. Vlen të theksohet se kjo marrëveshje u arrit të nënshkruet për më pak se dy muaj nga inaugurimi i Qeverisë së re në Maqedoni”, shkruan Sigmar Gabriel.
Ai shpreson se hap i këtillë për konstruktivitet do të gjendet edhe mes fiqnjëve tjerë në rajon./Telegrafi/