Telegrafi

Gjermania kishte pasaportën më të fuqishme në botë gjatë pesë viteve të fundit, sivjet humbi primatin (Foto)

Të dhënat më të reja të indeksit të “Henley Passport”, tregojnë se Japonia është vendi më pasaportën më të fuqishme në botë.

Indeksi i pasaportës më të fuqishme, bazohet në atë se në sa vende nëpër botë mund të udhëtojnë pa viza qytetarët e atij vendi që posedojnë këtë pasaportë, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2018, sipas Henley Passport, titullin e shtetit me pasaportën më të fuqishme e ka rrëmbyer Japonia, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në mbi 189 vende pa viza.

Gjermania që pesë vitet e fundit radhazi ka ruajtur epitetin e vendit më pasaportën më të fuqishme në botë, është pozicionuar në vendin e dytë që e ndanë me Singaporin. Banorët e këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë në 188 vende të ndryshme të botës pa viza.

Në vendin e tretë janë renditur Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia. /Telegrafi/