Për periudhën 2017-2035 nevoja për punë në Gjermani do të jetë 1.13 milion punëtorë.
Siç është menduar, dixhitizimi nuk është duke reduktuar vendet e punës, por është duke hapur vende pune të reja. E gjithë kjo po sjell me vete një imigrim më të madh në Gjermani – nga Bashkimi Evropian, por edhe nga vendet tjera – Ballkani.
Ky është përfundimi i hulumtimit të fundit të Fondacionit Bertelsman me titull “Dozimi dhe dixhitalizimi”.
Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen, mbi 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit, si dhe në sektorin e shërbimeve, do të realizohen në baza dixhitale.
Ata vlerësojnë se tregu gjerman nuk është i përgatitur mjaftueshëm për një zhvillim të tillë.
“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e personelit të kualifikuar. Kërkesa për njerëz me arsim të lartë është shumë më e madhe sesa oferta dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në raport, shkruan DW, përcjell Telegrafi.
Kërkesa për punë në Gjermani për periudhën 2017-2035 do të jetë me afro 1.13 milion punëtorë. Sipas autorëve të studimit, kj është një rënie e moderuar për punë, por do të rritet kërkesa për ekspertë dhe specialistë.
Rreth 65 për qind e njerëzve nga vendet e tjera që vijnë kryesisht azilkërkuesit punojnë në punë ndihmëse.
Megjithatë, zgjidhja do të duhej të përmbushë kërkesat cilësore të tregut të punës, sepse sipas hulumtuesve, vetëm emigracioni i njerëzve me kualifikime të përshtatshme lejon integrimin e tyre të shpejtë në tregun e punës dhe parandalon mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Nga ana tjetër, migrimi i njerëzve të pakualifikuar paraqet probleme për të dyja palët. Rezultati i saj është se emigrantët që nuk mund të gjejnë punë (të përshtatshme) dhe kompani që nuk mund të vazhdojnë të mbushin vendet e lira. /Telegrafi/