Telegrafi

Gjermania kërkon ‘maturi’ në sanksionet e mundshme kundër Rusisë për shkak të Ukrainës

Udhëheqësi i Gjermanisë i ka kërkuar Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të mendojnë me kujdes kur shqyrtojnë sanksionet kundër Rusisë për çdo agresion kundër Ukrainës në një krizë që vë furnizuesin kryesor të gazit të Berlinit kundër aleatëve të tij më të mëdhenj të sigurisë.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, mes një sërë sanksionesh të mundshme perëndimore kundër qeverisë së presidentit Vladmir Putin, Gjermania mund të ndalojë gazsjellësin Nord Stream 2 nga Rusia nëse pushton Ukrainën.

Por kjo do të rrezikonte përkeqësimin e një krize të furnizimit me gaz në Evropë që ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë.

“Maturia dikton zgjedhjen e masave që do të kenë efektin më të madh ndaj atyre që shkelin parimet e dakorduara bashkërisht”, citohet të ketë thënë kancelari gjerman Olaf Scholz Scholz nga gazeta Sueddeutsche Zeitung të dielën.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të marrim parasysh pasojat që kjo do të ketë për ne”, ka shtuar Scholz, duke thënë se askush nuk duhet të mendojë se ekziston një masë e disponueshme pa pasoja për Gjermaninë.

Sipas një publikimi paraprak të intervistës, Scholz kundërshtoi gjithashtu çdo përshtypje se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk mund të bien dakord për një grup të përbashkët sanksionesh.

“Në rrethin e aleatëve, ne biem dakord për masat e mundshme. Dhe kjo është mire. Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë në rast emergjence”, tha ai.

Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon planifikimin për të pushtuar ish-republikën sovjetike. Ajo tashmë është subjekt i disa sanksioneve që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 nga fqinji i saj.

Ndërkohë Scholz hodhi poshtë një kërkesë të Rusisë për të përjashtuar një herë e mirë anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake transatlantike në NATO.

“Një garanci e tillë nuk mund të jepet”, citohet të ketë thënë kancelari.

Por ai tha se anëtarësimi në NATO i vendeve të tjera në Evropën Lindore “aktualisht nuk ishte fare në rendin e ditës”. /Telegrafi/